Në vazhdën e nënshkrimit të memorandumeve në mbështetje të sportistëve, sot në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, u nënshkruan edhe gjashtë memorandume bashkëpunimi me gjashtë sportistë.
Nënshkrimi i këtyre memorandumeve bëhet me qëllim të mbështetjes financiare për periudhën Janar-Dhjetor 2018.
Me 5 mijë e 400 euro mbështetet financiarisht sportistja Distria Krasniqi ndërsa sportistja Nora Gjakova mbështetet me 4 mijë e 800 euro. Sportisti Akil Gjakova, në bazë të memorandumit të nënshkruar mbështetet financiarisht me 4 mijë e 500 euro. Me nga 1 mië e 200 euro mbështeten sportistët Laura Fazlia dhe Shpat Zeka ndërkaq sportistja Loriana Kuka me 2 mijë e 400 euro.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se me këto memorandume po ndihmohen sportistët të cilët përveç sukseseve në vend, Kosovës i sollën medalje edhe nga garat ndërkombëtare.
Ndërkaq sportistët të cilët sot nënshkruan memorandume bashkëpunimi me MKRS-në, përgëzuan dhe falënderuan ministrin Gashi për punën që po e bën në fushën e sportit, sidomos me memorandumet, me çka ndihmohet dhe lehtësohet shumë puna e sportistëve.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...