Superylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo beson që sulmuesi Mohamed Salah do të jetë lojtari i parë i transferuar gjatë merkatos verore nga klubi i tij.
Reprezentuesi portugez është një figurë kryesore në Bernabeu dhe nuk është befasues fakti që të informohet rreth planeve të klubit për transferimet që mund të ndodhin gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga ‘Don Balon’, Ronaldo duket se është informuar nga fakti që Real Madridi është duke i dhënë prioritet marrëveshjes prej 200 milionë euro me sulmuesin Mohamed Salah pas super sezonit të tij në Liverpool.
Egjiptiani ka realizuar 41 gola brenda të gjitha kompeticioneve në sezonin e tij të parë te Liverpooli duke i ndihmuar gjithashtu klubit të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo mund t’i siguroj atij transferimin te super klubi evropian ndërkohë që gazeta e lartpërmendur sugjeron që Florentino Perez është i gatshëm për të dhënë gjithçka në mënyrë për të transferuar lojtarin në kryeqytetin spanjoll./arbresh.info/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...