Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie shënoi në finalen e Feyenoordit ndaj AZ Alkmaar që përfundoi me rezultat 3 me 0 duke i siguruar atyre Kupën e Holandës për të 13-tën herë.
34-vjeçari dyfishoi rezultatin në 2 me 0 me një goditja nga një kënd i ngushtë pasi reprezentuesi danez Nicolai Jorgensen realizoi golin e epërsisë, transmeton portali arbresh.info.
Jens Toornstra shënoi golin e tretë të ndeshjes që u ndërpre nga fishekzjarrët e hedhura nga tifozët e skuadrës rivale. Fishekzjarrët ishin hedhur në fushë gjithashtu edhe në ndeshjen e së dielës në Rotterdam.
Ky është trofeu i parë për Van Persien në Holandë. Ai është duke shijuar sezonin e dytë te Feyenoordi, ku edhe nisi karrierën e tij si futbollist profesional.
Ai i ndihmoi Arsenalit ta fitoj Kupën FA në vitin 2005 dhe fitoi Premierë Ligën me Manchester United në vitin 2012-13.
Van Persie u rikthye te Feyenoordi në janar pas largimit falas nga skuadra turke Fenerbahce./arbresh.info/
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në parab...
Bombë në Superligën Saudite – Karim Benzema lë Al Ittihad pë...
Kryeministri i Grenlandës paralajmëron: Trump ende synon kon...
Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kufitare ...
Nga sot turistët në Romë do të paguajnë 2 euro për të parë n...
Rikonfirmimi i Abdixhikut si Kryetar, Agim Veliu: Nuk shpëto...