Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj me bindje është shprehur se qytetarët e vendit brenda këtij viti do të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së.
Sipas Hoxhajt, Raporti për Kosovën nga Komisioni Evropian ka qenë një tregues i qartë se tashmë janë përmbushur kriterët për heqjen e regjimit të vizave, megjithëse sipas tij mbetet ende punë për tu bërë.
“Duhet pranuar se na mbetet punë për të bërë, duke filluar nga lobimi tek institucionet e BE-së, e deri tek shtetet anëtare. Nga përvoja, mund të them se nuk mund të arrihet asgjë në tema të politikës së jashtme pa lobuar intensivisht, dhe liberalizimi i vizave është sa temë e brendshme aq edhe e jashtme”, tha Hoxhaj gjatë një interviste për “Gazeta Blic”.
Ndërkaq i pyetur për viziten e një delegacion nga Bashkimi Evropian që pritet ta bëjnë në fillim të muajit të ardhshëm, për të vlerësuar punën që është bërë në luftën kundër korrupsionit, Hoxhaj tha se pret një raport pozitiv nga ana e tyre.
“Ekipi verifikues që do të vijë në Kosovë nga po i njëjti Komision në fillim të muajit maj, do ta hartojë një raport në lidhje me gjendjen faktike në terren, dhe besoj që do të jetë një raport pozitiv. Prapë se prapë, mëndoj që është më mirë ta presim vlerësimin dhe pastaj të diskutojmë në lidhje me të”, u shpreh ai.
Pas ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë kanë thënë se vëmendja e institucioneve të Kosovës, duhet të përqendrohet në forcimin e rezultateve të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndryshe, që nga viti 2016, Komisioni Evropian i kishte propozuar Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë në zonën e Shengenit.
Nga ajo kohë, Kosova i kishte dy kritere për t’i përmbushur: atë të ratifikimit të Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, që tashmë ka përfunduar dhe kriterin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit./Gazeta Blic/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit