Një tjetër ndeshje, një tjetër rekord nga Lionel Messi.
Sulmuesi i Barcelonës ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij pas golit të shënuar mbrëmjen e sotme (e shtunë) kundër Sevillas, shkruan portali arbresh.info. Messi realizoi golin e dytë në finalen e Kupës së Mbretit ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës duke barazuar një rekord historik.
Ylli argjentinas gjeti portën në minutën e 31′ të ndeshjes pas një asistimi të bukur me thembër nga Jordi Alba që u finalizua me një goditje të fuqishme nga afërsia nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë.
Lionel Messi u bërë lojtari i dytë në histori që ka shënuar në pjesë finale të ndryshme në Kupë të Mbretit. Ish sulmuesi spanjoll Telmo Zarra e arriti këtë rekord në vitin 1950 dhe tani Lionel Messi e barazoi atë.
Bartësi i fanellës me numër 10 asistoi gjithashtu në golin e dytë personal nga Suarez dhe atë të kapitenit Andres Iniesta në pjesën e dytë./arbresh.info/
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...