Sevilla dhe Barcelona kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e sotme (e shtunë) në Kupë të Mbretit.
Finalja e 114-të në Kupë të Mbretit do të zhvillohet këtë mbrëmje ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës në stadiumin Wanda Metropolitano, shkruan portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë, Sevilla ka arritur deri këtu me vetëm një humbje, ngjashëm si kampioni në mbrojtje Barcelona që u mposhtë në çerekfinale në takimin si mysafirë kundër Espanyolit.
Lideri në La Liga është njëri nga klubet më të suksesshme në histori të këtij kompeticoni për shkak se ka ngritur këtë trofe në 29 raste dhe ata mund të bëhen skuadra e tretë, pas Real Madridit dhe Athletic Bilbaos, që e kanë fituar katër herë radhazi titullin.
Barcelona është e pamposhtur në tetë ndeshjet kundër Sevillas – shtatë fitore dhe një barazim.
Takimi zhvillohet duke filluar nga ora 21:30./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/987754374486282241
https://twitter.com/SevillaFC_ENG/status/987755177540235264
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...