AC Milani dhe Benevento kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 34-të në Serie A.
Pas një fillimi të tmerrshëm të sezonit, Milani u përmirësua nën udhëheqjen e Gennaro Gattusos që u riktheu në pozitë kualifikuese në Evropë, shkruan portali arbresh.info. Por, pas pesë ndeshjeve pa fitore, shpresat e tyre për të përfunduar në top katërshe thuajse janë shkatërruar.
Madje, as pozita e gjashtë nuk është e sigurt për Milanin, për shkak se vetëm tri pikë ndajnë ata dhe Fiorentinan që është e vendosur në pozitën e nëntë.
Megjithatë, forma e Milani në ndeshjet në shtëpi është inkurajuese dhe ata synojnë gjithsesi tri pikë të plota kundër Beneventos që qëndron në fund të tabelës me 15 pikë larg zonës së dëbimit.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në San Siro duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
MILAN (4-4-2): G.Donnarumma; Calabria, Bonucci, Zapata, Rodriguez; Borini, Kessie, Biglia, Bonaventura; Cutrone, André Silva.
BENEVENTO (4-2-3-1): Puggioni; Sagna, Djimsiti, Tosca, Letizia; Cataldi, Sandro; Parigini, Iemmello, Djuricic; Diabaté.
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...