Mohamed Salah raportohet se i është thënë që mund t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, por vetëm nëse i ndihmon Liverpoolit ta fitoj Ligën e Kampionëve.
Egjiptiani ka qenë në formë sensacionale këtë verë pas transferimit nga AS Roma dhe ka shënuar golin e tij të 41-të brenda sezonit në barazimin e sotëm (e shtunë) kundër West Bromit, transmeton portali arbresh.info.
Debutimi në formë të shkëlqyer i 25-vjeçarit në Anfield ka ngjallur spekulime rreth të ardhmes së tij dhe Real Madridi besohet të jetë duke u sillur përreth.
Gjiganti në La Liga kërkon fytyra të reja gjatë verës dhe deri tani është përfolur për transferimin e një numër të madh yjesh, përfshirë Eden Hazard, Neymar dhe Harry Kane.
Salah besohet se është duke u kërkuar gjithashtu dhe raportet në Spanjë sugjerojnë që lojtari dëshiron t’i bashkohet gjatë verës klubit në Bernabeu. Sipas ‘Don Balon’, ish yllit të Chelseas do t’i lejohet largimi nëse i siguron trofeun evropian Liverpoolit brenda këtij sezoni.
Skuadra e Jurgen Klopp do të përballet me ish klubin e Salahs, Roman, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe takimi i parë ndërmjet tyre zhvillohet të martën.
Fituesi do të përballet me Real Madridin ose Bayern Munichun muajin e ardhshëm në Kiev./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...