Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nesër komuna që ai drejton do të shënojë Ditën e Tokës dhe se do të mbillen afër 800 drunj për një ditë.
Ahmeti ka ftuar qytetarët që me vetiniciativa ta shënojnë këtë ditë në lagjet e tyre.
Postimi i plotë:
“Nesër me 22 Prill, shënojmë Diten e Tokës. Falemnderojmë asambleistin Adrian Berisha që me një grup bashkëpunëtoresh ka arritur me i organizu dhjetëra organizata e biznese me i mbjell afër 800 drunjë për një ditë. Ju ftojmë që me vetëiniciativa ta shënoni këtë ditë në lagjen tuaj. Si komunë sivjet do të mbjellim afër 5000 drunjë. E së shpejti me iniciativen që bashkarisht ti mbjellim 38 mijë drunjë për një vit. Falemnderit të gjithëve.
P.S. ju ftojmë të na bashkangjiteni me familjet tuaja në aktivitetet e ndryshme“, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...