Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përcjellë nga afër procesin zgjedhor në Rininë Demokratike të Kosovës.
Veseli të premten vizitoi të rinjtë e PDK-së në Skenderaj ku u prit nga qindra të rinj që janë përfshirë në zgjedhjet e reja të Partisë Demokratike në këtë komunë.
“Me Rininë Demokratike në Skënderaj, e cila këto ditë po zhvillon një proces të suksesshëm zgjedhor. Rinia e mrekullueshme që kemi, vajza dhe djem me potencial të jashtëzakonshëm, do të ketë rol aktiv në Dekadën e Re dhe mundësi për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme. Bashkë, do të bëjmë PDK-në më të fortë dhe Kosovën më të mirë”, ka shkruar kreu i PDK-së në profilin e tij në facebook./arbresh.info/
Shpërthimi i Ebolës në Kongo, OBSH: Zhvillimi i vaksinave mu...
Parashikimi i motit për këtë të enjte në Shqipëri
Sot nis votimi me postë për diasporën, mbi 105 mijë qytetarë...
Sot varroset Alush Gashi
Trump: Jemi mes marrëveshjes me Iranin dhe luftës
27 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut