Qeveria e Kosovës ka miratuar sot platformën për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.
Nga kjo platformë për fazën përfundimtare të dialogut, përveç marrëveshjes ligjore e cila nënkupton njohje reciproke, Kosova ka pritje edhe për anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe integrim në BE.
Në pikën 4 të kësaj platforme të cilën e ka siguruar lajmi.net, thuhet se marrëveshja ligjore me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, do t’i mundësojë vendit anëtarësimin në OKB.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson se Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do t’i mundësojë Republikës së Kosovës anëtarësimin në OKB, dhe në të gjitha organizatat tjera relevante ndërkombëtare në të cilat nuk është anëtarësuar”, thuhet në këtë pikë të platformës.
Po ashtu, në platformë thuhet se një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, do të përshpejtojë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës vlerëson që Marrëveshja ligjore ndërkombëtarisht e obligueshme do ta përshpejtojë thellbësisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Paktin NATO dhe në BE”, thuhet në platformë, shkruan lajmi.net.
Kryeministri Haradinaj, në mbledhje të Qeverisë gjatë prezantimit të platformës tha se kjo platformë i siguron Kosovës një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
Ai ka thënë se platforma është hartuar në bashkëpunim me kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin.
Qeveria në bazë të platformë parasheh që pjesë e fazës finale të dialogut të jenë të përfshira edhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.
Kosova synon që faza përfundimtare e dialogut të përfundojë më së largu në vitin 2019./Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...