Sali Çekaj së bashku me shumë të tjerë iu përgjigj UÇK-së duke treguar një profesionalizëm të lartë në beteja, ku ai mbolli guxim dhe me nder e mbajti nofkën veterani.
Kështu u tha sot në një akademi përkujtimore në 19- vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Sali Çekaj, në të cilën morën pjesë krerët e shtetit, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se dëshmori Çekaj tërë energjinë morale fizike e vendosi në shërbim të çlirimit të atdheut.
“Si emigrant Sali Çekaj luajti rolin bashkues te shqiptarët në diasporë. Me të filluar lufta, ai së bashku me shumë të tjerë iu përgjigj momentit historik. Ai iu përgjigj UÇK-së duke treguar një profesionalizëm të lartë. Tërë këto cilësi ai i dëshmoi në beteja, ku mbolli guxim dhe me nder e mbajti nofkën veterani”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Sali Çekaj nuk u largua asnjëherë nga përgjegjësia që kishte marrë.
“E gjemë tek ai një luftëtar, intelektual dhe që është i gatshëm të marrë përgjegjësi. Ai nuk është larguar asnjëherë nga përgjegjësitë e tij. Nëse sot jemi të bashkuar përkrah transformimin e FSK-së në ushtri, me përmbyll çështjet e hapura të atdheut ashtu i shërbejmë amanetit të dëshmorëve”, u shpreh Haradinaj.
Në emër të Brigadës 138, foli Hysen Berisha, i cili tha se Sali Çekaj e la komoditetin dhe vendosi armë për t’i dalë zot atdheut.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...