Dushi i çdoditshëm mund të rritë rrezikun e infeksioneve, paralajmërojnë ekspertët.
Dushi i tepërt mund të zvogëlojë hidratimin e lëkurës, duke e bërë atë të thatë dhe të plasaritur, e cila mund të lejojë mikrobet të hyjnë, sipas ekspertes së sëmundjeve infektive Dr Elaine Larson nga Universiteti i Columbias, transmeton portali arbresh.info.
Ajo shton se shumica e njerëzve lahen me besimin se do të zvogëlohet rreziku i sëmundjeve, e megjithatë kjo gjë bën diçka më shumë se heqjen e erës së trupit.
Dr C Brandon Mitchell, asistent profesor në Universitetin e George Washingtonit, shton se larja mund të heqë vajrat natyrale nga lëkura, të cilat mund të prishin bakteret e mira që mbështesin sistemet imunitare të njerëzve.
Sipas Dr Mitchell, të bërit dush vetëm një herë ose dy herë në javë zakonisht është e mjaftueshme për shumicën, duke shtuar: “Dushi i çdoditshëm nuk është i nevojshëm”.
Ai u bën thirrje njerëzve që duan të bëjnë çdo ditë, ta bëjnë këtë gjë vetëm nëse lëkura e tyre është e shëndetshme dhe e hidratuar./Arbresh.info/
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë