E ardhmja e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafi është vënë sërish në dyshime për shkak se dyshja kanë dështuar për t’i përmbushur pritshmëritë që nga transferimi te “Topçinjtë”.
Të dy futbollistët shqiptar iu bashkuan Arsenalit në vitin 2016 gjatë merkatos verore të transferime kur Arsene Wenger kërkonte të rindërtoj skuadrën e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, që nga nënshkrimi i tyre, Arsenali ka dështuar për të përfunduar në top katërshe të Premierë Ligës që dy sezone radhazi dhe tani klubi është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri dhe një qendër mesfushori të ri.
Pasi shpenzuan 34 milionë funta në Xhakën dhe 35 milionë në Mustafin, “Topçinjtë” synojnë të shesin të dy futbollistët gjatë verës, të paktën kështu raporton ‘Evening Standard’.
Arsenali duket i vendosur për ndryshime madhështore në skuadër këtë verë pas një tjetër sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes derisa vazhdojnë qëndrimin në pozitën e gjashtë të tabelës në Premierë Ligë.
Shpresa e tyre e vetme vazhdon të jetë triumfi në Evropa Ligë, i cili mund t’i siguroj gjithashtu kualifikimin në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm./arbresh.info/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike