Kaka ka folur hapur për kohën zhgënjyese të kaluar në Real Madrid duke pranuar se ishte “plotësisht i shkatërruar” gjatë kohës në Bernabeu nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
Braziliani, i cili la pas atletet vitin e kaluar, iu bashkua Real Madridit për 56 milionë funta nga AC Milani gjatë verës së vitit 2009, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pas sezonit inkurajues nën udhëheqjen e Manuel Pellegrinit, Kaka kishte probleme me formë dhe gjendje fizike gjatë tri viteve të Mourinhos te gjiganti spanjoll.
Kaka ka fituar Topin e Artë gjatë kohës së tij në AC Milan, por dështoi për të përmbushur pritshmëritë, diçka për të cilën e fajëson raportin e tij me trajnerin portugez Jose Mourinho.
“Në vitin 2009, unë pranova ofertë nga Real Madridi, por unë isha plotësisht i shkatërruar këtu sepse nuk arrita të jap atë që kisha dhënë te Milani, isha plotësisht i humbur”, ka zbuluar Kaka për ‘UOL Esporte’.
“Jose Mourinho ishte një trajner i vështirë për mua dhe ne kishim një raport me plotë respekt por të komplikuar”
“Kur mendova se ai mund të më jap një shans, unë nuk mund t’i vërtetoja atij se isha në formë të mirë. U stërvita, luftova dhe jam lutur shumë, por pasi nuk kisha besimin e trajnerit, unë e kuptova se nuk mund të punoj me të”
Megjithatë, pavarësisht kësaj çështje me Mourinhon, Kaka ka zbuluar se portugezi i dërgoi atij një mesazh pozitiv kur u largua nga Real Madridi për transferim te Chelsea në vitin 2013./arbresh.info/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...