Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale.
Zgjedhjet nuk ishin të parapara të mbahen deri në nëntor të këtij viti, por tani do të mbahen më 24 qershor, transmeton portali arbresh.info.
Votimi do të jetë i pari pas referendumit të vitit të kaluar ku u miratuan ndryshimet në kushtetutë dhe u krijua presidencë ekzekutive.
Fuqitë e shtuara të presidentit nuk do të hynin në fuqi deri pas zgjedhjeve të cilat duhet të mbaheshin më 2019.
Këto zgjedhje janë të parat që shpallen para kohe në Turqi që nga viti 2002./Arbresh.info/
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai