Përfaqësues diplomatikë të akredituar në Prishtinë kanë rekomanduar autoritetet e Kosovës që të mos e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa iu dhënë fund disa çështjeve që kërkojnë urgjencë. Kjo, pavarësisht se Qeveria ka humbur shumicën në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.
Mesazhi është dhënë në kohën kur dy forcat kryesore opozitare, Lidhja Demokratike (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë sforcuar thirrjet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Pas aksionit të një muaji më parë, kur Marko Gjuriq u arrestua dhe u dëbua për në Serbi shkaku që kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, ndonëse i ishte refuzuar kërkesa për vizitë, Lista Serbe (LS) ka vendosur të dalë nga koalicioni.
Pas largimit të deputetëve të këtij subjekti, Qeveria ka mbetur pa mbështetjen e shumicës në Kuvend. Dhe meqë ky shihej si një shantazh nga LS-ja, subjektet opozitare u deklaruan më herët se nuk do të bënin mocion kundër Qeverisë.
Por kanë ndërruar qëndrim pas zhvillimeve që pasuan, kur në një aksion që e drejtoi inteligjenca kosovare në bashkëpunim me atë turke, e për të cilin autoritetet më të larta shtetërore në Kosovë thanë të mos ishin në dijeni, u kapën dhe me urgjencë u dëbuan gjashtë persona që kishin lejeqëndrimi të rregullt, por që në Turqi cilësohen si terroristë.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...