
A Starbucks coffee shop is seen Warsaw, Poland on April 2, 2018. (Photo by Jaap Arriens/NurPhoto via Getty Images)
Starbucks do të mbyllë më shumë se 8 mijë degë të kompanisë në SHBA.
Vendimi vjen pasi firma duhej të kërkonte falje për arrestimin e dy burrave me ngjyrë gjatë javës së kaluar, të cilët ishin duke pritur në Starbucks në Filadelfia, transmeton portali arbresh.info
Shefi i Starbucks, Kevin Johnson ka deklaruar se janë duke hetuar rastin dhe janë duke parë hapat që mund të marrin për përmisimin e gabimit.
Të gjitha degët në pronësi të kompanisë Starbucks dhe zyrat e korporatave do të mbyllen në pasditen e së martës, më 29 maj. Afër 175.000 punonjës do të marrin trajnim, ashtu si të gjithë rekrutët e ardhshëm.
Trajnimi do të lidhet me parandalimin e diskriminimit./arbresh.info/
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...