Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas publikimin e Raportit të Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është shprehur i gëzuar që Komisioni Evropian ka vlerësuar punën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për reformat e bëra.
Ai përmes një shkrimi ne facebook, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
Shkrimi i plotë:
I gëzohem propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë.
Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë.
Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë./arbresh.info/
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...