R Kelly është duke u përballur me akuza të reja për sjellje të pahijshme seksuale, nga një ish partnere e cila pretendon që ai “qëllimisht” e infektoi atë me SST në Dallas.
Sipas avokatit të saj, gruaja anonime ishte një viktimë e ‘kufizimi të paligjshëm’ gjatë marrëdhënies 11-mujore më këngëtarin R&B, transmeton portali arbresh.info.
Pretendohet që Kelly, 51 vjeçar tentoi të fusë gruan në një kult seksi që besohet se ai e ka udhëhequr.
Departamenti i Policisë së Dallasit është duke hetuar akuzat.
Në një deklaratë të lëshuar përpara një konference për shtyp të caktuar për të mërkurën, avokati Lee Merritt pretendon se klienti i tij ishte 19 vjeç kur ajo dhe Kelly filluan një marrëdhënie seksuale.
Merritt vazhdon të akuzojë këngëtarin për “sjellje grabitqare, kontrolluese dhe abuzive” dhe “furnizimin e alkoolit dhe drogave ilegale tek një i mitur”./Arbresh.info/
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...