Legjenda e Liverpoolit, Robbie Fowler, beson se Mohamed Salah është kandidat serioz për ta fituar “Topin e Artë” dhe çmimin nga FIFA “The Best”, ku kanë dominuar Lionel Messi e Cristinao Ronaldo.
“Salah meriton të jetë në mesin e më të mirëve për ‘Topin e Artë’. Nuk po them se do ta fitojë. Në fakt, jam shumë i sigurt se nuk do ta fitojë duke parë se si shkojnë gjërat. Por, po them se ai meriton të jetë atje së bashku me Ronaldon e Messin”, ka thënë Fowler për “Daily Mail”.
“Kur them duke e parë si shkojnë gjërat, mos më keqkuptoni, ata dy janë më të mirët në histori, më të mirët që ka parë bota e futbollit. Ata e bëjnë diferencën dhe dytë kanë më shumë shanse për Kupën e Botës, por deri më tani – Salah i ka arritur ata, pa asnjë dyshim. Ndoshta do të ketë më shumë mundësi për ta fituar çmimin e FIFA-s ‘The Best’, sepse zgjidhet nga trajnerët e përfaqësuesve. Votat për ‘Topin e Artë’ janë nga gazetarët”, ka shtuar Fowleri.
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...