Një 26 vjeçar ka pranuar në një gjykatë në shtetin lindor të Gjermanisë, Thuringia se ka vrarë kolegen e tij të fakultetit, pasi që ajo refuzoi të ketë një lidhje me të.
Megjithatë, ai mohoi pretendimet e prokurorisë se kishte abuzuar seksualisht me viktimën pas vdekjes, transmeton portali arbresh.info.
Sipas dokumenteve të gjykatës, i akuzuari ra në dashuri me 22 vjeçaren në qytetin Nordhausen vitin e shkuar. Ai ia shprehu ndjenjat asaj, por që kjo e fundit nuk ishte e interesuar të kishte marrëdhënie romantike me të.
Ai më pas e shpiku një gënjeshtër për ta bërë për vete. Ai u hoq sikur të ishte kreu i shërbimeve të menaxhimit të emergjencave në qytetin Erfurt dhe i ofroi asaj një “punë” në departamentin e personelit.
Më 29 gusht 2017, një ditë para se dyshja të udhëtonte në qytetin perëndimor të Bonnit, ku ndodhet selia e byrosë së menaxhimit të emergjencave, vajza fjeti në divanin e tij për t’u bërë gati për udhëtimin e nesërm.
Ai u përfshi nga paniku, pasi kuptoi se gënjeshtra e tij do të dilte në pah. Ai goditi viktimën në kokë me dorezën e thikës, ia preu fytin para se ta therte disa herë në abdomen, shpinë dhe gjoks. Më pas tentoi të vriste edhe veten, por nuk kishte sukses.
Gjykata në qytetin e Muhlhausen ka urdhëruar edhe tri ditë të tjera të dëshmisë./Arbresh.info/
Konfiskohen mbi 250 kg duhan në Prishtinë
Parlamenti i Shqipërisë miraton buxhetin 2026 me 81 vota pro
Modriç: Milani ishte ëndrra ime e fëmijërisë
Shtyhet për 22 dhjetor seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen ...
Një person vdes në aksidentin mes një veture dhe kamioni në ...
Merr veturën me qira dhe zhduket, arrestohet i dyshuari