J. Cole pritet që të publikojë albumin e pestë të tij, “KOD”, jo më larg se të premtën.
Reperi ka komunikuar datën e lansimit në rrjetin social Twitter, duke konfirmuar se albumi publikohet më 20 prill, tansmeton Telegrafi.
J. Cole fillimisht konfirmoi projektin e ri të tij në një ngjarje me 500 adhurues të tij në New York.
Ai aty promovoi albumin e ri, teksa në këtë ndejë nuk u lejuan as telefonët e kamerat tjera.
J. Cole kështu vazhdon me punën e tij pas albumit të vitit 2016, “4 Your Eyez Only”, që arriti vendin e parë me 492 njësi të shkarkuara.
Albumi besohet se ka tri domethënie, “Kids on Drugs”, “King Overdoset” dhe “Killing our Demons”.
Reperi njihet si një prej talentëve më të shquar të muzikës hip hop.
New album. KOD 4/20
— J. Cole (@JColeNC) April 17, 2018
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...