Krerët e Turqisë dhe të Greqisë duhet të trajtojnë çështjet që kanë shkaktuar tension midis dy vendeve në muajt e fundit dhe kjo nuk është “punë për NATO-n”, tha kreu i aleancës, pjesë e të cilës janë të dy vendet.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Anadolou përpara një vizite në Turqi, përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Greqia dhe Turqia janë “dy aleatë të NATO-s me shumë vlerë” dhe “të dy kontribuojnë në mbrojtjen tonë kolektive”, transmeton portali arbresh.info
“Unë pres që ndryshimet që shohim për isa çështje zgjidhen midis Turqisë dhe Greqisë në frymën e marrëdhënieve të mira”, shtoi ai.
“Në këtë kontekst unë mirëpres bisedën mes dy kryeministrave dhe dakrodimin e tyre për dialog”, shtoi ai.
Vizita e Stoltenberg është planifikuar në përgatitje për një samit vendimtar të NATO-s në Bruksel në korrik, ku pritet të diskutohet për mënyrat se si të përshtatet aleanca në mjediset e kërkuara të sigurisë.
I pyetur mbi reagimet ndaj kritikave se NATO nuk ka bërë sa duhet për të ndihmuar Turqinë në luftën kundër terrrozimit, Stoltenberg tha se “prania e NATO-s në Turqi është e madhe, por i bëj thirrje aleatëve që të japin mbështetje më të madhe”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...