Sot në orët e para të mëngjesit është vetëvrarë kryeinfermierja e Shërbimeve Emergjente të spitalit të Gjilanit, Xhylie Hajdari.
Vetëvrasjen e saj e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale, Ismet Hashani.
Lajmi.net mëson se e ndjera ishte bashkëshortja e Shaqir Hajdarit i cili së fundi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që në një shtëpi private në lagjen ‘Arbëria’, ishte hasur duke ushtruar veprimtari mjekësore pa licencë të doktorit dhe të ordinancës.
Ndaj këtij të fundit, në vitin 2015 ishte ngritur edhe kallëzim penal mirëpo Gjykata Themelore nuk kishte marrë asnjë vendim ndërsa Hajdari ka vazhduar punën si ‘mjek’.
Po ashtu, gruaja në fjalë ishte edhe nëna e këngëtares Arbëresha Hajdari e cila dikur ishte e njohur për publikun.
Lajmi.net ka kontaktuar edhe me drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahun i cili ka thënë se kryeinfermierja nuk është sjellë fare në këtë spital dhe se nuk ka informacione zyrtare.
“Zyrtarisht nuk kam asnjë informacion pasi fare nuk ka ardh në spitalin e emergjencës, domethënë nuk e ka sjellë askush. As policia dhe as ekipa emergjente, unë kam shkuar edhe në regjistër të pranimit, por nuk ka pasur asnjë rast qoftë me shenja jete apo pa shenje jete”, ka thënë Hajrullahu.
E ndjera Xhylie Hajdari ishte sekretare organizative e gruas së AAK-së në Gjilan.
Theksojmë se arsyet të cilat e kanë quar drejtë vetëvrasjes kryeinfermieren nuk janë të ditura./Lajmi.net/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...