Komisioni Evropian vendosi një barrierë të madhe në rrugën e Turqisë drejt bisedimeve për anëtarësim, pasi tha se Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë hapa seriozë që e largojnë nga Bashkimi Evropian.
Ndërkohë, Komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton tch.
Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa Komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do të shkojnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.
Por Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm. Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore.
Raporti për të gjithë kandidatët nga Ballkani Perëndimor dhe Turqinë, njeh korrupsionin dhe krimin e organizuar si probleme shumë të theksuara. Rajoni mbetet një portë e rëndësishme për trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve në BE.
Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë p...
Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime
Kamberi dhe ambasadori Dugolli diskutojnë për koordinimin e ...
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...