Pas sulmit ajror të kryer nga SHBA-të, Britania e Franca në Siri në mbështetje të tyre ka reaguar edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.
Ai thotë se Kosova dhe populli i saj mbështetë fuqishëm nismën ushtarake kundër regjimit të Assadit.
“Kosova dhe populli i saj e mbështetë fuqishëm nismën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në koordinim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, kundër regjimit diktatorial të Asadit. Imazhet e fundit të përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve kanë qenë tronditëse për gjithë botën e civilizuar. Populli i Sirisë meriton të jetojë në paqe. Kjo ndërhyrje duhet të jetë fillimi i një ndërhyje ushtarake që përfundon me paqe për popullin e Sirisë”, shkruan Veseli në Facebook./Arbresh.info/
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova