BE mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri
Donald Tusk, kryetar i Këshillit Evropian, tha se Bashkimi Evropian (BE) mbështet ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri, ku sot herët në mëngjes u bombarduan disa pozicione të armëve kimike të regjimit të Asadit.
“BE do të jetë me aleatët dhe me drejtësinë”, shkroi Tusk në rrjetin social. Ai shtoi se operacioni tregoi se pa pagesën e kostos nuk do të vazhdojë tragjedia njerëzore.
Në përgjigje të sulmit të armëve kimike në Duma më 7 prill, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca bombarduan disa pozita të regjimit të Asadit në Damask dhe Homs herët në mëngjes./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...