Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar filloi të premten me ndeshjen Gjilani – Feronikeli që përfundoi pa fitues 0-0. Ndërsa ditën e sotme (e shtune) do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera.
Derbi i vjetër mes Prishtinës dhe Besës do të luhet me dy skuadrat që kanë synime krejtësisht të kundërta. Prishtina është në garë për titullin e kampionit ku ndodhet tri pikë mbrapa Dritës, ndërsa Besa e Pejës në garë për të siguruar barazhin.
Interesant fakti është se Besa do të jetë mysafire e Prishtinës në stadiumin e tyre, pasi i kanë lejuar kryeqytetasit të luajnë në stadiumin e tyre, shkruan Telegrafi.
Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në qytetin e Prizrenit, ku Liria do të jetë nikoqire e Llapit. Genc Nuza do të drejtojë takimin mes prizrenasve dhe llapjanëve të cilët janë në pjesën e epërme të tabelës. Në dy ndeshjet e këtij edicioni, Liria ka bilanc tejet të mirë pasi ka marrë dy fitore 3-0 dhe 0-2 përballë Llapit.
Ndeshje vendimtare pritet të jetë për Drenicën dhe Flamurtarin. Drenicasit pas humbjes në Gjakovë nga Vëllaznimi rrezikojnë të mbetën në barazh. Kësisoj kuqezinjve nga Skenderaj i nevojitën tri pikët në përballje me Flamurtarin.
Edhe skuadra nga kryeqyteti kosovar i ka vështirë punët pas humbjes nga Prishtina dhe po synon ta kap pozitën e 10-të që i dërgon në barazh. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00 me orar të ri të vendosur nga FFK. /Telegrafi/
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026
Hoti: Familja, themeli i shoqërisë, dinjiteti i sakrifikuesv...
Përparim Rama sot mban konferencë për media
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...