Pas sulmeve ajrore që ndodhën në Siri nga koalicioni i udhëhequr i SHBA-së, i mbështetur nga Britania e Madhe dhe Franca, shumë shtete kanë dalë në mbështetje të treshes për këto veprime.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një deklarate në rrjetin social “Twitter” ka thënë se Kosova e mbështetë sulmin e SHBA-së, Francës dhe Britanisë kundër ambienteve dhe aftësive të armëve kimike të regjimit sirian.
“Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm. Ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Fadil Fazliut i lejohet që të ketë kontakt me djalin e tij
Lajm i mirë për Barçën dhe Spanjën, Yamal rikthehet në stërv...
Shkarkohet drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës
“Abdixhiku është takuar me Osmanin”, Haziri: Brenda kësaj ja...
U.D. Presidentja Haxhiu fton Bashkimin Evropian të dërgojë M...
Haradinaj: Një kryeministër që sulmon median, sulmon një nga...