Irani ka paralajmëruar se do të ketë pasoja rajonale pas sulmeve ajrore në Siri nga koalicioni i Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës.
“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk kanë prova dhe, nuk ka nevojë të pritet që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike të përgjigjet, ata kryen këtë sulm ushtarak”, tha Ministria e Jashtme e Iranit në një deklaratë.
Irani tha se koalicioni do të jetë “përgjegjës për pasojat rajonale të këtij aksioni aventurist”.
Irani është një përkrahës kryesor, së bashku me Rusinë, i presidentit sirian Bashar al-Assad, duke ofruar këshilltarë ushtarakë dhe forca tokësore, shkruan The Guardian, transmeton Express.
Zyrtarët e Teheranit kanë thënë se fuqitë perëndimore po përdorin sulmet e dyshuara kimike të javës së kaluar në fortesën e mbajtur nga rebelët e Doumës, si një justifikim për të minuar përparimet e kohëve të fundit të regjimit sirian në luftën civile të gjatë.
Shtatë iranianë u vranë në një sulm ajror në një bazë ushtarake siriane të hënën, të cilën Irani pretendon se u krye nga Izraeli./gazeta express/
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...