Autoritetet ruse nisën bllokimin e aplikacionit të mesazheve, Telegram, i përdorur gjerësisht në vend si një mjet i sigurtë komunikimi.
Vendimi u mor nga rregullatori i medias pas përfundimit të ultimatumit të dhënë ndaj kompanisë për të dorëzuar çelësat e kriptimit të mesazheve, thënë ndryshe kodin që mundëson leximin e mesazheve nga palë të treta.
Agjencia ruse e lajmeve, Tass njofton se afati kohor ishte vendosur më 4 prill dhe autoritetet e kishin paralajmëruar kompaninë se pas kësaj date do të nisnin bllokimin e aplikacionit.
Por, kompania u justifikua duke deklaruar se as ajo vetë nuk ka akses tek kodet kriptuese të mesazheve të klientëve, pasi kjo është mënyra sesi është ndërtuar dhe funksionon aplikacioni.
Kërkesa për të patur akses tek çelësat e çkodimit të mesazheve u bë nga agjencia ruse e inteligjencës, FSB me argumentin se i nevojiteshin për të parandaluar sulme terroriste të mundshme në vend/tch/
Tentoi ta vriste Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgi...
Besëlidhja e mposht Vëllaznimin në Ligën Unike
Dosjet e FBI-së zbulojnë detaje të reja mbi vdekjen e Epstei...
VV atakon Gjykatën Kushtetuese: Po krijon pushtet paralel, i...
E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjer...
Rama: Vizita në Vatikan nisi nga ‘Zoja e Shqipërisë’, asnjë ...