Ish lojtari i Barcelonës, Alexander Hleb, ka folur për dallimet mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit edhe pse me këtë të fundit ka qenë bashkëlojtar.
Ronaldo ishte ai që shënoi në minutën e fundit ndaj Juventusit për ta dërguar skuadrën e tij tutje.
Hleb ka thënë se Ronaldo është më i mirë se Messi.
“Ronaldo nuk është ende numër një’, ka thënë Hleb për Sport Express.
“Por si lider ai është më i fortë se Messi. Kjo konfirmohet nga faktet dhe më shumë se një herë’.
“Për mua, Messi është lojtar më i talentuar. Por si lider i ekipit, ai është inferiori ndaj Ronaldos”.
Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarët më të mirë në 10 vitet e fundit, duke i ftuar nga pesë ‘Topa të Artë’. /Telegrafi/

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu