Ndonëse opozita vazhdimisht po paralajmëron ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, bashkësia ndërkombëtare nuk po e pëlqen një opsion të tillë, shkruan “Zëri.info”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje institucioneve që të përqendrohen në rezultate.
Në një përgjigje dhënë gazetës “Zëri” Ambasada Amerikane konsideron se institucionet duhet po ashtu të përqendrohen edhe në procesin e negociatave mes Kosovës e Serbisë.
“Le të përqendrohemi në rezultate e jo vetëm në politikë. Ne besojmë se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duhet të përqendrohen në arritjen e qëllimeve kyçe, siç janë përmirësimi i sundimit të ligjit, lehtësimi i investimeve vendore dhe të huaja, ripërkushtimi ndaj dialogut me Serbinë dhe kalimi i Ligjit për Liritë Fetare”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane. /Zëri/
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit