Koncert humanitar ‘Së Bashku për Norën’

18:36 | 12 Prill 2018
M. A.

Emrat me të njohur të muzikës pejane do të mblidhen të shtunën të gjithë së bashku për të ndihmuar të rene nga qytetit i Pejës Nora Nikqi e cila pas një aksidenti ka mbetur në koma dhe për shërimin e saj nevojitën mjete materiale .

Ky koncert po organizohet nga grupi Teatral Art Mesazh , ku regjisori i këtij grupi, Bujar Maloku fton jo vetëm qytetaret nga Peja por të gjithë ata që kanë mundësi që vine në këtë koncert dhe të kontribuojnë për Norën .

Ky koncert mbahet ne teatrin e qytetit të Pejës dhe fillon nga ora 13:00.

Shpërndaje në rrjete sociale