Presidenca e Republikës së Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.
Kësisoj, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Thaçi, shkruan Indeksonline
Ndryshe, në një biografi të shkurt për Cufajn tregohet se ai është i lindur më 3 dhjetor 1970 në Deçan. Është shkrimtar dhe gazetar .
Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë . Jeton në Shtutgart dhe është një freelancer për gazetat ndërkombëtare
Vlen të theksohet se deri më tani ishte Astrit Zemaj që mbante postin e diplomatit kosovar në Berlin. /Indeksonline/

Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...