Me 112 vitet që mban mbi shpinë japonezi Masazo Nonaka është burri më i vjetër në botë.
I lindur në 25 korrik 1905, pak ditë përpara se Albert Einstein të nxirrte teorinë e tij të relativitetit Masazo ka marrë sot në shtëpinë e tij në Hokkaido certifikatën nga Guinness World Records.
112-vjeçari jeton me familjen e tij dhe ka nevojë për një karrige me rrota që të lëvizë, edhe pse gëzon shëndet të mirë”, tregon Yuko Nonaka, mbesa e tij. “I pëlqen të hajë çdo lloj ëmbëlsire, japoneze apo perëndimore dhe çdo ditë lexon gazetën”.
Por Masazo ka edhe një sekret tjetër për rininë e tij të përjetshme: Shumë shpesh zhytet në ujëra termale të nxehta.

Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin