Gianni de Biasi ka parashikuar ndeshjet e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.
“As Roma dhe as Juventusi nuk do të kualifikohen. Ekziston një diferëncë e madhe teknike kundrejt Barcelonës dhe Realit të Madridit.” Kështu shprehet ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, para sfidave të kthimit çerekfinale të skuadrave italiane në Champions. Më tej ai shpjegon se hendeku mes futbollit italian dhe kampionateve më të forta në europë është bërë edhe më i madh.
“Të tjerët janë rritur. Kampionët nuk preferojnë më skuadrat italiane. Dikur ia lejonim vetes të bënim investime të mëdha, ndoshta pa i menduar mirë, me rrezikun e asaj që bëri Parma. Jashtë Italisë vetëm Juventusi ia ka dalë të shkojë deri në fund. Të përballesh me një realitet tjetër, më superior, bëhet shumë më e vështirë. Tek Juventusi janë treguar të zotë në investime dhe në shitjen e futbollistëve në momentin e duhur. Kompeticionet ndërkombëtare janë bërë shunë të vështira. Në fund të fundit, vjen një tjetër arab dhe merr skuadrën që do.”, shkruan “SS”.
De Biasi e sheh zgjidhjen për futbollin italian te përkrahja e futbollistëve të rinj, pas frikën se mund të gabojnë. Sa i përket të ardhmes së tij, ish-tekniku kuqezi u shpreh:
“Pres të më vijë një tjetër mundësi. Jam shumë i hapur ndaj çdo oferte. Gabova që shkova në Spanjë te Alaves. Ishte një zgjedhje emocionale. Duke parë karrierën time, duhet të kisha vepruar me racionalitet.”
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...
Serbia negocion me disa kompani për shitjen e një pjese të n...
Pentagoni: Kemi goditur mbi 8,000 objektiva ushtarake në Ira...
Muriqi humb penalltinë, Mallorca humb ndeshjen
Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinë...
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina...