Vetura në të cilën gjendej diplomati amerikan Joseph Emanuel Hall kishte kaluar në të kuqen në Islamabad të Pakistanit, duke goditur një motoçikletë në të cilën ishin dy të rinj, ku njëri prej tyre ka humbur jetën kurse tjetri është në gjendje të rëndë, shkruan Associated Press.
Pakistani të dielën ka thirrur ambasadorin amerikan David Hale në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas aksident fatal në të cilin ishte përfshirë diplomati amerikan, transmeton Telegrafi.
Televizionet pakistaneze kanë transmetuar pamjet e kamerave të fshehta, ku shihet një veturë e bardhë duke kaluar në të kuqen, ku më pas godet një motoçikletë që e hedh disa metra larg.
Familjarët e motoçiklistit që policia e ka identifikuar si Ateeq Baiga, 22-vjeç, ka ngritur padi kundër diplomatit amerikan ku thuhet se ka kaluar me veturë në të kuqen.
Policia pakistaneze kishte intervistuar diplomatin, por ai nuk është arrestuar për shkak të imunitetit prej diplomati. Ata kanë njoftuar se janë duke analizuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë.
Ministri i Punëve të Brendshme të Pakistanit, Ahsan Iqbal, ka deklaruar se diplomati amerikan ka thyer rregullat e komunikacionit dhe se gjithçka është filmuar, duke mos dhënë informata tjera.
Ambasada amerikane në Pakistan ka lëshuar një komunikatë, përmes të cilës i shpreh ngushëllime familjes së motoçiklistit.
Policia ka identifikuar diplomatin amerikan si koloneli Joseph Emanuel Hall, atashe për mbrojtje, duke shtuar se në ato momente ai ishte vetëm në veturë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...