Ka nisur kthimi i ambasadorëve në Kosovë që u ka mbaruar mandati në shërbimin diplomatik. Në mesin e tyre janë ambasadorët në Turqi, Slloveni, Mbretëri e Arabisë Saudite, Britani, Maqedoni e Bullgari.
Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.
Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).
Kosova prej se ka shpallur pavarësinë shërbimin diplomatik e ka ndërtuar në shumicën e rasteve me staf diplomatik të ardhur nga partitë politike./insajderi/
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...