Aleksis Tsprasit i nevojiten 180 deputetë që të miratohet marrëveshja eventuale për çështjen e emrit me Maqedoninë.
Mediat greke shkruajnë se bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit, po shqyrtojnë më shumë opsione, nëse gjendet zgjidhje me Maqedoninë, si të parashtrohet ligji dhe i njëjti të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë.
Edhe pse thonë se Tsipras nuk ka obligim kushtetues të kërkojë mbështetje nga 180 deputetët e Parlamentit grek, megjithatë ai një gjë të tillë duhet ta bëjë duke pasur parasysh çështjen e vështirë dhe kontestin që tashmë më shumë se 25 vjet nuk është zgjidhur.
“Nëse arrihet marrëveshje me FYROM-in, bashkëpunëtorët e kryeministrit shqyrtojnë variantet si ai të dorëzohet në parlament dhe të miratohet por jo me shumicë të thjeshtë. Debatet kanë për qëllim që të rritet shumica në 180 deputetë. Kjo është e nevojshme për shkak se bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare e cila nuk duhet të miratohet me shumicë të thjeshtë”, shkruajnë mediat greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç po afrohet data e samitit, parashtrohet pyetja se a do të arrijnë krerët e të dyja shteteve në fund zgjidhje që do të mbrojë integritetin e dy popujve. Kryeministri Zaev në intervistë për Agjencinë Informative të Maqedonisë thotë se nuk do të angazhohen “buldozerë“ diplomatik në negociata dhe se për një zgjidhje të tillë ia vlen që të flijohet edhe karriera politike.
“Kur do të dëgjoni paralajmërim për takimin Zaev-Tsipras, ta dini se jemi këtu për zgjidhje të denjë për vendin”, u shpreh Zoran Zaev.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...