Të paktën 70 fëmijë të një fisi indigjen kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të fruthit në një rajon të largët që jeton në xhungël, në lindje të Venezuelës.
“Përhapja e sëmundjes ka filluar në janar dhe ne jemi duke bërë thirrje për një alarm shëndetësor”, tha Armando Obdola, kreu i OJQ-së Kape Kape, transemton portali arbresh.info
Obdola tha se kishte regjistruar vdekjen në shtetin e Delta Amacuro, ku fëmijët e komunitetit indigjen të Ëaraos kanë vdekur që nga fillimi i vitit.
“Nuk ka ilaçe, nuk ka mjekë as infermierë që mund të bëjnë ndonjë gjë”, ka shtuar ai.
Amerika Latine u shpall e pastër nga fruthi në vitin 2016, por Organizata Panamerikane e Shëndetësisë muajin e kaluar raportoi një shpërthim virulent në Venezuelë.
Shpërthimi i dytë më i madh, në Brazil, ka 14 raste të konfirmuara, të gjitha të importuara nga Venezuela./arbresh.info/
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...
Eleminohet një tjetër udhëheqës i Iranit, vritet zëdhënësi i...
Ahmed Kalaja uron Bajramin: Ëmbëlsia e Ramazanit të përcille...
Konjufca uron Fitër Bajramin: Uroj që kjo ditë t’ju gjejë pr...