Modric, Kroos dhe Bale – këta janë tre futbollistët që Mourinho i do në “Old Trafford”.
Jose Mourinho dëshiron të ndërtojë një skuadër për të konkurruar sezonin e ardhshëm për gjithë trofetë e mundshëm dhe ka hedhur sytë kah Real Madridi, trannsmeton Gazeta Express.
Sipas “Manchester Evening News” Mou ka identifikuar Luka Modricin, Toni Kroosin dhe Gareth Bale si futbollistët ideal për të kompletuar skuadrën, teksa i ka ofruar Realit lojtarë si; Paul Pogba, Anthony Martial dhe David de Gea.
Sido që të jetë, Kroos dhe Modric vështirë se do të largohen nga Madridi, pavarësisht interesimit të shumë skuadrave – të paktën jo derisa aty të jetë Zidane.
Ndërsa sa i përket Bale, sipas mediave spanjolle, ai po luan sezonin e fundit me Los Blancos, kulmi i uellsianit ishte kur nuk i festoi golat e Real Madridit në Champions League në fitoren 3-0 kundër Juventusit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...