Një hulumtim i ri i bërë në Birmingem ka treguar që njerëzit të cilët, derisa janë duke ngrënë, dëgjojnë vetëm tingullin e përtypjes së ushqimit dhe përpirjes, hanë më pak ushqim.
Hulumtuesit kanë bërë tri eksperimente në mënyrë që të tregojnë forcën e asaj që e kanë quajtur “efekti kërcëllues”, transmeton Telegrafi.
Në eksperimentin e parë , p.sh., personat kanë dëgjuar muzikë të zhurmshme nëpërmjet kufjeve dhe vetvetiu kanë ngrënë petulla më shumë nga ata persona të cilëve u janë lëshuar tinguj të qetë.
Tingulli është pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit, mirëpo roli i tij preciz qëndron në atë që akoma nuk është hulumtuar mjaft.
Rezultatet e këtij hulumtimi vetëm janë lidhur me ato të vitit 2007, të cilat kanë zbuluar që njerëzit të cilët janë të shqetësuar hanë më shumë e ata të cilët nuk kanë shumë brenga. /Telegrafi/
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 23-vjeçarja
Trajneri i Irlandës: Kosova ka qenë mbresëlënëse në ndeshjet...