Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e prokurorisë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.03.2018, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e organit të ndjekës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.M., Xh.S., S.Z., dhe F.P. –D.
Të katërtit, po dyshohen se secili veç e veç ka kryer veprat penale: “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga nëmi 374, i po të këtij kodi.
Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë nuk janë të bazuara, sepse nuk janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par. 1, nën-par. 1.2, pika 1.2.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgim, pasi që sipas shkresave të lëndës, nuk ekziston rreziku se të pandehurit do të mund të ikin apo arratisen, iu dihet identiteti dhe vendbanimi i përhershëm, të njëjtit janë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe se i kanë premtuar gjykatës se do të paraqiten pranë saj sa herë që do të ftohen.
Ndryshe, deputetët që dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën kur votohej për Demarkacionin me Malin e Zi janë: Drita Millaku, Xhelal Sveçla, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...