Me kërkesat për ndryshim të kodit etik, krijimin e komisionit hetimor dhe kërkim falje nga UP-ja, një grup studentësh kanë protestuar para rektorati të Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’.
Studentët në duar kanë mbajtur mbishkrime “Çka kishte veshur ngacmuesi im?,”, “Gjuha seksiste është urrejtje”, studentët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për rastin e fundit , shkruan arbresh.info.
Studentja Alora Hyseni tha se javën e kaluar kanë fituar një luftë, duke përmendur shkarkimin e prorektores.
“Fatkeqësisht deri sot për ngacmime nuk u dënua askush por me angazhimin tonë javën e kaluar u shkarkua prorektorja e cila përdori gjuhë fyese”, ka thënë ajo.
Sipas saj janë edhe tri kërkesa të cilat nuk janë plotësuar. /arbresh.info/


Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...