Opozita ka përshkallëzuar protestat ditën e sotme, duke bllokuar qarkullimin për veriu në Milot, Tiranën në Vorë, juglindjen në Bradashesh të Elbasanit dhe jugun në Lushnje.
Në Vorë ka ndodhur edhe grumbullimi i parë i qytetarëve, të cilët kanë bllokuar rrugën, ku i parnishëm është edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili është i shoqëruar nga bashkëshortja.
Po ashtu, është bllokuar rruga edhe në Çermë të Lushnjes. Një tjetër protestë zhvillohet edhe në Milot, ku ka një prezencë të shtuar të policisë, kryesisht asaj rrugore, por edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Një tjetër bllokim që pritet të sjellë probleme të shumta në qarkullimin e automjeteve në Bradashesh të Elbasanit, i cili është një pikë lidhëse për të gjithë zonën juglindore, por edhe me Maqedoninë dhe Greqinë. Në Elbasan është e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Protesta e opozitës pritet të zgjasë deri në orën 13:00./tch



Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe