Liverpooli ka “shpërthyer” me gola në ndeshjen e sotme (e mërkurë) kundër Manchester Cityt.
“Redsat” kanë realizuar tri gola të njëpasnjëshme brenda vetëm gjysmë ore lojë në takimin e parë të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës së Pep Guardiolas, shkruan portali arbresh.info.
Mohamed Salah zhbllokoi rezultatin pas vetëm 12 minuta lojë në Anfield me një gol të bukur pas asistimit nga Roberto Firmino.
Goli i dytë erdhi në minutën e 20′ nga mesfushori anglez Alex Oxlade Chamberlain që “bombardoi” portën e portierit Ederson me një goditje të fuqishme nga distanca duke shënuar.
Sadio Mane realizoi më pas me kokë për 3 me 0 pas një asistimit të bukur nga Salah./arbresh.info/
Shikoni më poshtë tri golat nga Liverpooli:
https://streamable.com/n4gsx
https://streamable.com/s2hu4
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...