Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar që Kosova është duke e kaluar një periudhë të rëndësishme në reformat e përgjithshme, të cilat e kanë në fokus sistemin e drejtësisë e të cilat kanë filluar të japin rezultate.
“Në reformat në rend dhe ligj pos legjislacionit mund të ju them se sot institucionet e Kosovë s’kanë mbërri me kriju edhe një proces që njihet si takim i lartë ku është raportuar për gjendjen veç e veç për të arriturat dhe për sfidat. Në fushën e gjyqësisë kemi bërë shumë punë. Kosova vërtetë është serioze në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe kemi garancë se do të jemi më vazhdimësi të suksesshëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se është i bindur se Kosova do të jetë storie e suksesit në luftën kundër korrupsionit.
Ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se është çështje që qytetarët janë duke e pritur dhe se pret se shumë shpejtë BE do të jep lajmin e shumëpritur./Arbresh.info
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore