Shkencëtarët nga Universiteti i San Paulos, kanë vërtetuar edhe një herë se pirja e tre filxhanëve kafe në ditë, mund të ndihmojë në pastrimin e arterieve.
Ata madje zbuluan se njerëzit që pinë çdo ditë shumë kafe, kishin më pak arterie të kalcifikuara – që do të thotë më pak depozita të kalciumit në valvulën aortal në zemrat e tyre, njofton Klan Kosova.
“Në hulumtimin tonë, kemi gjetur se konsumi i zakonshëm i më shumë se tre gota në ditë kafe uli shanset e kalcifikimit koronar”, tha autori studimi, Andreia Miranda.
Duke konsumuar më shumë se tre kafe në ditë ajo u pa më efektive.
Megjithatë, ata nuk janë të sigurt se çfarë në kafe që rrit shëndetin e zemrës – mund të jetë kafeina, ose ndonjë nga vetitë antioksiduese.
Kalcifikimi i artereve koronare është tregues i rrezikut të shtuar për sëmundje të zemrës, ndërsa mund të llogaritet me një CT speciale.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...